DURRËS, 4 shkurt 2015 –  Kështu e pëson kur e merr gruan një çerek shekulli më të re.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se ka plotësuar dy kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Kërkesë-padia e parë ka të bëjë me 65-vjeçarin M. K. banues në Durrës, të cilin e rreh dhe e kërcënon bashkëshortja e  tij B. K, 40 vjeçe (25 vjet më e re!); e dyta i takon  

53-vjeçares M. L., banuese në Durrës, pasi bashkëshorti R. L., 57 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/