DURRËS, 20 shkurt 2014 –  Sërish lajme për krizën e familjes shqiptare, teksa del se djali rreh të atin, apo një burrë që kërkon mbrojtje nga “dajaku” i gruas. Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të enjten, më 19 shkurt 2015, ka filluar dy procedime penale në gjendje të lirë dhe ka plotësuar dy kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për dhunën në familje. 

Do të dalin para gjykatës, të proceduar penalisht, në gjendje të lirë, 33-vjeçari A. M., banues në Fushë-Krujë, sepse, rreth orës 17.00, në banesë ka rrahur dhe kërcënuar babanë e vet, P. M., 77 vjeç; kurse I. P., 46 vjeç, banues në Durrës, do të përgjigjet për faktin se, në orën 18.00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes F. P., 44 vjeçe. 

Ndërkohë u plotësuan dy kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, e para për 58-vjeçarin M. Sh., banues në Xhafzotaj, që e ka “shaluar në hu” bashkëjetuesja N. I., 51 vjeçe, banues në Durrës, kurse e dyta për E. D., 35 vjeçe, banuese në Durrës, të cilën e keqtrajton bashkëjetuesi i saj, S. P., 47 vjeç. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/