Durrës, 28 gusht 2014 – Ishin divorcuar, por gruaja ishte shtatzënë dhe kërkonte më shumë të ardhura për kujdesin ndaj fëmijës që mbante në bark dhe vogëlushin dy vjeçar që jetonte me të.
32 vjeçari Premtim.I., denoncoi në polici ish-vjehrrin e tij Ali.M., 63 vjeç, pasi bashkë me ish- gruan dhe avokaten e saj i kanë shkuar në punë dhe i kanë kërkuar më shumë para, pasi përveç detyrimit mujor që i kishte caktuar gjykata për fëmijën dy vjeçar, i kërkohej më shumë para, meqë ish- gruaja priste një tjetër fëmijë.
Ndwrsa 32 vjeçari ka refuzuar tw paguajw mw shumw para nga shuma e vendosur mw parw nga gjykata, ish vjehrri i tij e ka sulmuar fizikisht, duke i thënë se përveçse ishte divorcuar nga e bija, nuk kujdesej as për fëmijët e tij.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





