Durrës, 13 prill 2014–  Tre raste dhunë në familje janë regjistruar në Durrës gjatë fundjavës. Rasti më flagrant, për të cilin policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 28 vjeçareje, është regjistruar gjatë konfliktit mes dy kunatave. Mësohet se 28 vjeçarja A.K., banuese në Vorë ka kanosur dhe dhunuar fizikisht kunatën e saj 25 vjeçare, M.S., banuese në Durrës për shkak të një konflikti familjar. 25 vjeçarja e dhunuar ka denoncuar dhunën e ushtruar nga kunata në polici dhe forcat e rendit kanë plotësuar Kërkesë-padinë për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Kërkesë – Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme është plotësuar gjatë fundjavës edhe për një bashkëshort që është dhunuar nga gruaja e tij. Një 46 vjeçar nga Durrësi pretendon se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga gruaja e tij 43 vjeçare V.S.

Ndërkohë edhe një 57 vje0τare nga Kruja i është drejtuar komisariarit të policisë për denoncimin e dhunës së ushtruar nga ish bashkëshorti i vajzës së saj. Sipas 57 vjeçares, ish dhëndri i saj D.T., 36 vjeç, është i mendimit se ishte pikërisht vjehrra shkaktarja e ndarjes së çiftit dhe për këtë arsye e ka dhunuar këtë të fundit disa herë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/