Një 43- vjeçar është arrestuar në flagrancë nga efektivët e Policisë së Durrësit nën akuzën e dhunës në familje. Bujar Veliu, banues në Arapaj, Durrës, ka ushtruar dhunë fizike duke goditur bashkëshorten e tij, shtetasen A.V. 40 vjeçe.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Dhunë në familjë"parashikuar në nenin 130/a/4  të Kodit Penal.