Fundjava me diell ka mbushur plot me qytetarë shëtitoren “Taulantia” në Durrës.

Të shumtë kanë qenë frekuentuesit që i janë drejtuar edhe lokaleve e restoranteve për të konsumuar një kafe apo një drekë të mirë.

Nga ana tjetër, 71-vjeçari nga Durrësi Halit Muzhaqi ka perferuar që motin e ngrohtë ta shfrytëzojnë duke u larë ne det.

Muzhaqi shprehet për “DurrësLajm” se uji i detit ishte i përshatshëm për not dhe nëse temperaturat do të jenë të larta edhe në ditët në vijim, ai do të lahej sërish, pasi noti është pasioni i tij.