Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1, tek shëtitorja “Taulantia”.
Mësohet se makina e parë ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa është përshirë nga flakët edhe një makinë tjetër që ka qenë pranë saj në parkim.
Sipas policisë nuk ka dyshime për djegie të qëllimshme të automjeteve.





