DURRËS, 9 janar 2015 –  Duke gdhirë e premtja e datës 9 janar 2014, në Durrës ndodhi fatkeqësia e rradhës.  I moshuari Gjeno Kume (rreth 80 vjeç) u dogj i gjallë në banesë, sepse i shpërtheu bombola e gazit.

I moshuari jetonte i vetëm në Lagjen Nr. 1 të Durrësit afër Xhamisë Fatih dhe Amfiteatrit Romak. Gjeno Kume është pinjoll i  një familjeje të njohur me origjinë nga zona e Bregdetit (Riviera). Ky aksident vdekjeprurës duhet të fokusojë vëmendjen e inspektoriatit shtetëror përkatës, në kontrolle të rrepta të bombulave të gazit, pikave të shitjes së gazit etj., për të parandaluar fatkeqësi të ngjashme.