Mesditën e djeshme më 1 shtator, rreth orës 12:30, në lagjen nr. 15 në Durrës, ka marrë flakë një kasolle me bagëti brenda.

Si pasojë, është djegur kasollja së bashku me katër bagëti të imëta.

Nga policia bëhet me dije se kasollja ishte në pronësi të shtetasit Gj.M., 63 vjeç.

Nuk janë përcaktuar ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë, nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.