Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në Durrës.

Nga të dhënat policore, bëhet e ditur se automjeti është në pronësi të shtetasit F. Zh., 49 vjeç. 

Ai ka qenë i parkuar pranë banesës në lagjen nr. 4, kur ka rënë zjarr. Si pasojë është djegur pjesërisht, ndërsa si shkak, paraprakisht dyshohet se ka qene një defekt teknik.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.