14.6 mst lis me 2700 lekë 1 mst; 11.6 mst shkozë me 2100 lekë 1 mst; 2 mst marre e vidh me 1 700 lekë 1 mst
DURRËS, 3 dhjetor 20213 – Një ankand i Pyjores për shitje dru zjarri të kapur nga policia pasi janë prerë në mënyrë të paligjshme, përkon dhe me stinën e dimrit, gjithsesi është një rast i mirë për të blerë një alternativë ngrohjeje dhe lënde energjetike gatimi me çmime “falë”. Drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës, me seli në Shkozet, njofton se më 10 dhjetor 2013 zhvillon një ankand të hapur për të shitur 28, 2 mst dru zjarri të sekuestruar nga policitë e shtetit dhe pyjore. Ndonëse mund të ketë qytetarë, kryesisht me standard të mirë jetese që përdorin dru zjarri për ngrohje, më të interesuarit janë bizneset e restoranteve dhe sidomos piceritë. Në fakt druri më i parapëlqyer është ai i lisit, i cili ka dhe çmimin më të lartë. Gjithsesi, oferta e Pyjores është e ulët në krahasim me çmimet e tregut. Kështu, sipas përllogaritjeve të “Dyrrah”-ut, 14.6 mst lis ofrohen me vlerë fillestare gjithsej 39 420 lekë, ose 2700 lekë 1 mst; 11.6 mst shkozë me vlerë fillestare 24 360 lekë, ose 2100 lekë 1 mst; 2 mst marre e vidh me vlerë fillestare 3 400 lekë ose 1 700 lekë 1 mst.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





