Gjatë ditës së sotme është krijuar trafik i rënduar në Vollga.

Shumë qytetarë pas përfundimit të festës së vitit të ri, i janë drejtuar sot shëtitores së shumë frekuentuar “Taulantia” në Durrës dhe lokaleve e restoranteve përgjatë vijës bregdetare deri në Currila.

Siç duket dhe nga pamjet filmike që sjell “DurrësLajm”, vargu i gjatë i automjeteve ka shkaktuar vështirësi në lëvizje dhe trafik të rënduar.