Sot është dita e katërt e protestës në Durrës kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Edhe pse më të paktë në numër se ditët e tjera, durrsakët janë mbledhur tek Stacioni i Trenit, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Të pranishëm janë edhe punonjësit e policisë të cilët kanë kanë bërë thirrje për largimin e protestuesve nga rruga.

Shkak për pjesëmarrjen e ulët është bërë edhe protesta e madhe e paradites së sotme në Tiranë, pasi shumë qytetarë të Durrësit i janë bashkuar thirrjes për të protestuar përpara Kryeministrisë.

Ndërsa në Durrës po protestojnë vetëm ata që nuk kishin karburant për t`ju bashkuar protestës në kryeqytet.