Një banor i zonës së Spitallës në Durrës denoncon mungesën e energjisë elektrike që prej orës 13:30 të mesditës së sotme, 31 dhjetor, në ditën kur qytetarët përgatiten për festimin e Vitit të Ri.

Sipas banorit, ndërprerja ka zgjatur për disa orë pa asnjë njoftim apo sqarim nga OSHEE, ndërsa përpjekjet për të kontaktuar institucionin kanë qenë të pasuksesshme.

“Nëse keni mundësi, na publikoni ndonjë lajm, se kemi që prej orës 1:30 pa drita në Spitallë. I biem OSHEE-së dhe s’na kushtojnë fare vëmendje, as telefonin nuk e hapin.” shprehet banori.