Durrës, 15 mars 2014 – Tre femra kanë tentuar t’i japin fund jetës Ditën e Verës në qytetin e Durrësit. Megjithëse presupozohet të jetë një ditë feste, duket se e tillë nuk ka qenë data 14 mars për tre qytetare të Durrësit.

Një 18 vjeçare, një 21 vjeçare dhe një 45 vjeçare kanë tentuar të vrasin veten duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh. Të treja femrat janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e helmimit farmaceutik. Policia e Durrësit po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e secilit rast, megjithëse dyshohet se tre shtetaset e kanë ndërmarrë këtë veprim në kushtet e gjendjes së rëndë psikologjike.

Vetëm tre ditë më parë, tre raste të tjera tentative vetvrasjeje u regjistruan në qytetin e Durrësit në një hark shumë të shkurtër kohor. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/