Ditët e para të 2020 kanë ardhur të trishta për shumë familje durrsake, që pas 26 nëntorit janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre të shkatërruara.

Blloqe të tëra banimi në lagjet numër 16, 17 e 18 në Durrës janë kthyer në fantazma, ndërsa të rrallë janë banorët që jetojnë mes pallateve të rrënuara.

DurrësLajm ka qënë në disa lagje e blloqe banimi ku njerëzit janë fare të paktë, ku optimizimi është i vakët, ndërsa apartamentet janë kthyer në gërmadha.

Të vetmit njerëz që frymojnë janë ata që kthehen herë pas here për të parë banesat e tyre.

Të gjithë banorët e pallateve të dala të pabanueshëm kanë festuar tek të afërmit, në hotelet ku kanë qëndruar, në banesat e marra me qira, apo edhe në qytete të tjera ku janë shpërngulur.

Për banorët e mbetur në ato pak shtëpi është trishtim të shikojnë lagje të tëra pa njerëz. Ata shpresojnë që qeveria dhe bashkia do të ndërhyjnë për riparimin e banesave e kthimin e tyre në shtëpi brenda këtij viti.

Të tjerë thonë se do t’i bëjnë vetë riparimet në apartamente dhe kërkojnë që bashkia t’u japë lejen të kryejnë punime, që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndjekim prononcimet e banorëve të Durrësit:

K.H.