DURRËS, 16 gusht 2013 – Bashkia e qytetit bregdetar, qendra më e madhe turistike e vendit, po lufton seriozisht kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera. Drejtoria e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale thotë se lulishtet e qytetit dhe shëtitorja “Taulantia” trajtohen dy herë në javë me dizinsektantë, duke synuar krijimin e kushteve normale për pushuesit e shumtë që vizitojnë qytetin bregdetar. Shëtitorja bregdetare dhe plazhi i Durrësit mbeten territoret më të rrezikuara, kryesisht nga mushkonjat, për shkak të papastërtive dhe ujërave të ndenjura në disa zona të caktuara. Procesi kryhet zakonisht në orët e para të ditës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/