8 maj 2015 – Një prind i moshuar nga Durrësi, 71 vjeç, është rrahur e dhunuar psikologjikisht nga djali i tij. Ky i fundit, shtetasi me iniciale I.N., 38 vjeç, mësohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, 71-vjeçarit me iniciale N.N.
Nisur nga këto veprime të papërgjegjshme që një djalë kryen ndaj prindit, efektivët e policisë së Durrësit plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj të moshuarit.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/