Dy raste dhune janë denoncuar një ditë më parë në komisariatin e policisë së Durrësit. Viktima janë një nënë e dhunuar nga djali, e një grua e dhunuar nga bashkëshorti.

Policia bën me dije se janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për të dhunuarat, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj agresorëve.

Njoftimi i policisë:

*Më datë 23.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.M., 62 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se djali B.M., 25 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

*Më datë 23.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen G.L., 25 vjeçe, banuese Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, D.L., 35 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.