DURRËS, 6 qershor 2012 – Vonë në mbrëmjen e 5 qershorit Rrjeti Sizmik Shqiptar është kujtuar të njoftojë se në mëngjesin e po kësaj dite, ora 8:20:13 (ora e Shqipërisë, në etiketë jepet sipas GMT, dy orë më herët), ka rënë një tërmet i lehtë në qarkun e Durrësit në një ujëmbledhës.

Lëkundjet e tokës në fshatin Kuratën (komuna e Ishmit), 20 km në vijë ajrore në verilindje të qytetit të Durrësit (koordinatat 41.47°N, 19.61°E) kanë pasur një forcë M=3.1 me epiqendër në thellësinë 7.6 km.

Nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/