DURRËS , 14 mars 2013 Autoriteti Portual Durrës ka vendosur të nxjerrë dhe anijet e fundit që ndodhen të “varrosura” në ujë pranë kalatës lindore.

Sikurse mësohet nga burime zyrtare të drejtorisë ekzekutive të APD-së, më 29 mars 2013 do të dalë fituesi i tenderit për nxjerrjen  e anijeve të mbytura në zonën ujore të kalatës lindore.

Për këtë qëllim është vënë në dispozicion një fond prej mbi 18.2 milionë lekësh të rinj.

Firma duhet të mbarojë punë brenda 90 ditëve kalendarike, tha APD sha.

Ndërkaq këto ditë fillon nga puna dhe një investim tjetër i rëndësishëm për ruajtjen e mjedisit, sikurse është gjelbërimi i rrugës së portës 4-terminali i trageteve, i mbikalimit dhe zonave të ndryshme në Port.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/