DURRËS, 22 nëntor 2013 – At Xhofri Buxheja (Geoffrey Bugeja, në foto) i Kishës Famullitare “Shën Dominiku” në Durrës ka falënderuar Fondacionin e Misionit Domenikan të Maltës që dha disa mjete financiare që do të përdoren për ndërtimin e një qendre të zhvillimit social (shih në foto fasadën dhe planimetrinë) në lagjen Mirdita, në rrethina të qytetit të Durrësit. Domenikanët kanë ofruar shërbime në këtë zonë gjatë 16 vjetëve.
Info
Kisha Famullitare “Shën Dominiku” Durrës (në foto) ka këto kisha filiale: Porto Romano Kodër, Lagjja Mirdita, Kavajë Qendra Baritore, Sektor Rinia, Porto Romano Fushë, Fllakë, Vllazërimi, Maminas.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





