·      Ja kush do të paguajë 5 mijë dollarë gjobë: Shkëlzen Hoxha Bashkia Krujë, Gjon Bardhi bashkia Fushë-Krujë, Indrit Buka bashkia Shijak, Sherif Fortuzi bashkia Sukth, Bujar Huqi bashkia Manëz, Agim Hoxha komuna Xhafzotaj, Rrahman Kaja komuna Nikël, Hamdi Pasha komuna Thumanë, Qemal Daci komuna Bubq

·      Ja kush u paralajmërua: Ismail Gjergji komuna Maminas, Hil Priska komuna Katundi i Ri dhe Ardian Kokomani komuna Gjepalaj

DURRËS, 22 maj 2014 –  Nuk kanë vënë mend nga paralajmërimet për menaxhimin e mbetjeve urbane, kështu 12 nga 17 krerë të njësive vendore të qarkut të Durrësit janë ndëshkuar nga Ministria e Mjedisit (nëntë me gjoba të majme prej pesë mijë dollarësh dhe tre janë paralajmëruar).

Ministria e Mjedisit ka bërë të ditur se pas inspektimit të filluar më 15 prill 2014 në të gjithë vendin ka vërejtur se shumë drejtues të bashkive dhe komunave kanë marrë masa për të përmirësuar situatën mjedisore, duke evaduar plehrat urbane.

Por shumë të tjerë as që e kanë vënë ujin në zjarr, duke u ndëshkuar me gjoba të rënda 500-mijë lekësh.

Dora e Mjedisit ka rënë mbi krerët e bashkive të mëdha si Shkodër, Elbasan, Berat, por edhe më vogla si Lushnjë, Peshkopi, Pogradec, Gjirokastër, Tepelenë, Kavajë, Rrogozhinë, deri dhe mbi të famshmin Dashnor Alikaj të komunës së Lazaratit.

Kanë shpëtuar ata të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Korçës, etj. 

Në qarkun e Durrësit, që ka 17 njësi të qeverisjes vendore janë gjobitur nëntë  kryetarë bashkie e komunash me nga 5 mijë dollarë secili (Shkëlzen Hoxha Bashkia Krujë, Gjon Bardhi bashkia Fushë-Krujë, Indrit Buka bashkia Shijak, Sherif Fortuzi bashkia Sukth, Bujar Huqi bashkia Manëz, Agim Hoxha komuna Xhafzotaj, Rrahman Kaja komuna Nikël, Hamdi Pasha komuna Thumanë, Qemal Daci komuna Bubq) dhe parajmëruar tre (Ismail Gjergji komuna Maminas, Hil Priska komuna Katundi i Ri dhe Ardian Kokomani komuna Gjepalaj).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/