DURRËS, 2 dhjetor 2014 – Durrësi renditet i dyti në Shqipëri për numrin e të prekurve nga SIDA, janë 50 të tillë, shifra bëhet publike në ditën ndërkombëtare të luftës kundër HIV/AIDS-it.
Sëmundja e HIV Aids-it ka pasur prevalim të madh edhe në qytetin e Durrëesit. Nëse në të gjithë vendin janë konstatuar mbi 700 raste infektimi me SIDA, vetëm në Durrës, sipas drejtorit të Shëndetit Publik Dr. Kristo Huta, janë kartelizuar rreth 50 raste. Sipas Dr. Hutës, ka pasur 7 viktima, që janë ndarë nga jeta. Në këtë bilanc fatkeq numërohen edhe 4 fëmijë të infektuar.
Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër HIV/AIDS-it, në qytetin e Durrësit, nën kujdesin e Prefektit Rolant Xhelilaj, janë aktivizuar me dhjetëra të rinj e e të reja dhe organizata OJQ, të cilët synojnë të sensibilizojnë mbi rrezikun vdekjeprurës të sëmundjes së shekullit. Afërdita Gjoka, drejtuese e shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”, dega Durrës thotë se ka masivizim dhe se veprimtarisë i janë bashkuar edhe të rinj të gjimnazeve te qytetit të Durrësit dhe institucione te tjera.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





