DURRËS, 11 nëntor 2014 –  Në tri shkolla 9-vjeçare (“14 Nëntori”, “Jusuf Puka” dhe “Marie Kaçulini”) dhe në atë të mesme artistike “Jan Kukuzeli” të qyteti të Durrësit është në përfundim puna për projektin e krijimit të terreneve sportive, më një fond 195 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Projekti është hartuar për secilën shkollë sipas hapësirave të terrenit që ato kanë pasur.

Fushat e basketbollit kanë një sipërfaqe prej 500 metra katrorë. 

Punime të tjera të cilat po kryhen janë sistemimet e hapësirave të oborreve, mbjellje peme e tapet gjelbërimi si dhe vendosje stolash.

Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u, në shtator 2014 u zhvillua në bashkinë e Durrësit një tender për infrastrukturën shkollore (rikualifikimi i hapësirave të shkollave 9-vjeçare “14 Nëntori”, “Jusuf Puka”, “Marie Kaçulini”, si dhe të asaj të mesme artistike “Jan Kukuzeli”), ku morën pjesë 20 bashkime firmash ndërtimi për një fond limit nga buxheti i shtetit prej 195 mijë eurosh.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/