Një aksident i rëndë ka ndodhur mëgjesin e djeshëm në Shënavlash të Durrësit. Një kamion ka përplasur për vdekje një të moshuar, ndërsa policia ka bërë me dije se drejtuesi i kamionit tip “Benz” nuk ka qenë i pajisur me patentë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• A. Z. 29 vjeç, banues në Shënavlash

Më datë 11.08.2017, rreth orës 09:00, në fshatin Shënavlash duke drejtuar mjetin tip Benz kamion, pa leje drejtimi ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor E. P. 75 vjeç, banues në Shënvlash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.