“Bashkia dhe ministria e Bujqësisë të mbështesë me subvencione fermerët për prodhimtarinë e produkteve bio. Jo gjithçka që thotë ministria e bën, por në rastin konkret duhet të financojë fermerët, sepse kërkesa është shumë e madhe për produkte bio.”

I këtij mendimi është prof. doktor Enver Isufi i cili flet në emër të shërbimit këshillimor dhe përfaqësuesve të komunave të Durrësit, Shijakut dhe Krujës.

Diskutimi i kësaj teme të rëndësishme për konsumatorin jo vetëm durrsak por me nivel kombëtar, është bërë në Drejtorinë e Bujqësisë së Qarkut të Durrësit, në një takim të përbashkët midis grupeve të interesit për prodhimin e  rëndësinë e prodhimeve organike dhe çertifikimin e fermave “bio”.

Lidhur me këtë problematikë, shkencëtari Enver Isufi, thekson se sot është rritur niveli i konsumatorëve si dhe numëri i turistëve në Durrës, gjë që e ka bërë të domosdoshme zhvillimin e infrastrukturës së prodhimtarisë bio, kryesisht nëpërmjet fermave bio.

Përfaqësues të drejtorisë së bujqësisë por edhe fermerë e të interesuar, janë njohur me rëndësinë e prodhimit organik dhe hapat që duhen ndëmarrë për verifikimin e produkteve “bio”.

Lidhur me këtë temë të rëndësishme, prof. doktor Enver Isufi, përballë stafit të shërbimit këshillimor dhe përfaqësuesve të komunave të Durrësit, Shijakut dhe Krujës tha se vitet e fundit ka rënë produktiviteti i fermave bio. Isufi thekson se Instituti i Bujqësisë Biologjike ka punuar për të realizuar trajnime të tilla në të gjitha qarqet, ndër të cilat më i rregullti ka qënë ai i Durrësit i cili ka realizuar trajnime të tilla për çdo vit.

Në mungesë të produkteve organike, popullata në masë të gjërë po kequshqehet me produkte të cilat rriten me hormone. Kequshqyerja ka sjellë edhe rritjen e numrit të të prekurve me kancer në vendin tonë.

K.H.