Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.14 në Durrës, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë në trafikndarëse.
Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë.
Mësohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet një efektiv i policisë rrugore, i cili po lehtëson trafikun e krijuar nga aksidenti.





