Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur pak më parë në fshatin Rromanat të Durrësit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35, ku drejtuesi i mjetit “Fiat”, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 10.10.2020, rreth orës 15:35, në Rromanat, shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull,  rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.