Aksident me një motoçiklist të lënduar ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se shtetasi Xh.V., vjeç 20, banues në fshatin Katund Sukth, teksa drejtonte mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet të ketë aksidentuar një 69-vjeçar në Port.

Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se 69-vjeçari D.R.,banues në Durrës, i cili drejtonte motoçikletën, ndodhet në spitalin e qytetit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas nenit 290/a i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

*Më datë 30.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Xh.V., vjeç 20, banues në fshatin Katund Sukth, pasi dyshohet se në Port, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar motoçiklistin D.R., vjeç 69, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.