DURRËS, 20 shkurt 2014 –  Dridhe, Like!”, brenda një muaji drejtuesit e portit të tjera thonë dhe të tjera bëjnë publikisht. Fjalë të mëdha të një teoricieni ekonomie si Selim Belortaja, që mburret për planbiznesin 2014, i cili “ herë të parë ndërtohet mbi realitetin e ri “post-privatizim” në portin e Durrësit”. O, sa e bukur kompozita “post-privatizim”! Por nuk është bërë analiza e koncesioneve, që janë monopoliste dhe të ndërtuara mbi procedura të paligjshme. Me sa duket, krerët e rinj të drejtorisë ekzekutive të ndërmarrjes shtetërore kanë marrë “kafet”.

ikurse njofton zyra e shtypit e drejtorisë ekzekutive të kompanisë publike Autoriteti Portual Durrës (APD) sha të mërkurën më 19 shkurt 2014, në mjediset e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës u mblodh këshilli drejtues i APD-së sha. Midis të tjerash, Këshilli mori në shqyrtim dy projekte, dokumente bazë të veprimtarisë së Portit: planbiznesin 2014 dhe strukturën e pagave 2014. Në paraqitjen që u bëri drafteve drejtori i përgjithshëm ekzekutiv Selim Belortaja tha se veçoria themelore e këtij planbiznesi është se ai për herë të parë ndërtohet mbi realitetin e ri “post-privatizim” në portin e Durrësit. Ky realitet imponoi përshtatjen e metodologjisë në procesin e kalkulimit të treguesve edhe një përqasje gjithëpërfshirëse e bashkëpunuese mes palëve publike dhe private. Një nga risitë e këtij plan biznesi është që parashikimet e vëllimeve të punës dhe të të ardhurave të pritshme janë bërë nga operatorët privatë, por në konsultime të përhershme me stafin përgjegjës të APD-së. Kjo risi në vetvete mbart elemente pozitiv por, në të njëjtën kohë përmban dhe riskun në realizmin e parashikimeve. Qëllimi i këtij planbiznesi është jo thjeshtë të garantojë burimet dhe balancojë buxhetin, por edhe të mundësojë marrjen e vendimeve të drejta nga stafi drejtues dhe këshilli drejtues i APD-së, për të garantuar prosperitetin ekonomiko-operacional, për të mundësuar rikthimin e investimeve të kryera, shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve, të gjitha këto në përputhje të plotë me qëllimet  kryesore të përcaktuara në Ligjin për Autoritetin Portual”. Mbledhja shqyrtoi edhe një numër çështjesh, kërkesa nga subjekte private, ose të tjera me natyrë administrative e menaxhuese. Vendimet priten të zbardhen dhe hyjnë në zbatim brenda 3 ditësh nga momenti i miratimit. Në njoftim nuk flitet për operatorët privatë, për të cilët qeveria ka premtuar se do t’u rishikojë koncesionet.

Sfond / Deklarime të Belortasë para delegacionit të Ministrisë së  Tregtisë së Kinës më 17 janar 2014

Pritshmëritë tona nga koncesionet kanë qenë të larta, sepse kemi ndarë logjikën që kompanitë private do të operonin me eficencë. Fatkeqësisht, ne shohim që kjo nuk ka ndodhur ashtu siç pritej dhe kjo ka ndodhur sepse ai proces është kompromentuar nga interesa dhe veprime të gabuara. Kjo ka bërë që ne sot të kemi pakënaqësi serioze në lidhje me profesionalizmin e operatorëve privatë, pakënaqësi serioze në lidhje me cilësinë e kontratave të koncesionit të realizuara, të cilat nuk vijnë nga kundërshtia jonë për , por sepse zgjidhjet konkrete janë bërë gabim. Terminali i pasagjerëve (koncesion i dhënë gjermanëve – “Dyrrah”) i kushton portit sot më shumë se sa të ardhurat që porti merr prej tij. Sfida jonë e parë, sot është rianaliza e eficencës së këtij privatizimi, dhe kjo nuk është një gjë negative, përmes kësaj analize ne ose do t`i vëmë në pozita pune më të mira operatorët ekzistues ose do t’i bëjmë të pranojnë që nuk janë operatorët e duhur, duke u hapur rrugën zgjidhjeve më efiçente.

 /th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/