DURRËS, 6 shtator 2014 –  Në gjysmën e parë të vitit 2014 në Durrës janë bërë 48 707 ndërprerje të energjisë elektrike nga 483 940 raste gjithsej në shkallë për lidhje të paligjshme dhe por mospagim të faturave të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE), ka njoftuar më 5 shtator 2014 Task Forca për energjinë.

Për prerjen e dritave Durrësi është i treti: kryeson Tirana me 154 425 raste, kurse Elbasani radhitet i dyti me 48 707 raste.

Por OSHEE-ja nuk është mjaftuar me kaq, nëse në shkallë vendi janë bërë 935 denoncime në prokurori për ndjekje penale, 105 i takojnë Durrësit, duke zënë vendin e tretë pas Shkodrës me 291 raste dhe Fierit me 129; por është e pashpjegueshme pse Tirana ka çuar para togave të zeza vetëm 59 shtetas, duke marrë parasysh popullsinë dhe numrin e lartë të prerjeve të korrentit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/