DURRËS, 5 korrik 2015 –  Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare Durrës, që mbulon dhe kryeqytetin ka bërë publike një album me foto për dhunimin e hapësirave publike me grafite. Bëhet fjalë për sheshin “Nënë Tereza” dhe objektet e tjera. Drejtori Ledion Lako thotë se “me keqardhje konstatojmë që ndotja e mjediseve publike, shkarravitja e ndërtesave publike vazhdon, duke detyruar punonjësit e sektorit të Tiranës të lenë punën profesionale për t’u marrë me pastrimin e tyre”. Lako e konsideron këtë gjë si “agresion ndaj hapësirave publike”. DRKK-ja Durrës fton qytetarët të reagojnë me ashpërsi, kur gjenden përballë këtyre dukurive.

 

 

 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/