Durrës, 16 prill 2014 – Komisariati i policisë së Shijakut dhe ai i Krujës kanë nisur dy procedime penale në gjendje të lirë për dy shtetas që akuzohen për ”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Burime policore bëjnë të ditur se dy aksidente rrugore, fatmirësisht pa pasoja të rënda janë regjistruar një ditë më parë në qarkun e Durrësit.
Kështu, një 62 vjeçar, R.M., nga Manza i ka prerë rrugën me automjetin e tij tip Volsvagen me targa AA274FL makinës tip Benz me targa AA920AC, të drejtuar nga shtetasi Q.Xh., 34 vjec, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes mes mjeteve ka mbetur i lënduar shtetasi Q.Xh.
Ndërkohë një tjetër aksident rrugor është regjistruar në segmentin rrugor Laç- Fushë Krujë, në afërsi të Thumanës. 49 vjeçari P.K., nga Tirana ndërsa po udhëtonte me automjetin e tij në këtë aks ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e lënduar 35 vjeçarja H.A., nga Tirana.
Policia ka nisur procedimin penal për 62 vjeçarin nga Manza dhe 49 vjeçarin nga Tirana.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





