Durrës, 18 qershor 2014 – Ngiste automjetin në gjendje të dehur, por kjo i ka kushtuar lirinë. Një 38 vjeçar, Edison Bakenaci, banues në Katund Sukth Shijak, është arrestuar në flagrancë nga efektivët e rrugores sepse rreth orës 21.00, të së martës, në segmentin rrugor Plepa – Ura Dajlanit, po drejtonte automjetin në gjendje të pirë. Policët e kanë shoqëruar menjehere ne komisariat per t'ia nxjerre pijen pas hekurave.

Nderkohe fakti që nuk janë treguar të kujdesshëm në drejtimin e mjetit për pak sa nuk është bërë shkak për aksidente më të rënda për një shijakas dhe një durrsak.

Ndërsa shijakasi 45 vjeçar A.B. po udhëtonte me mjetin e tij në drejtim të Durrësit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë djali i tij 13 vjeçar.

Nga ana tjetër, 49 vjeçari durrsak G.A. ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Shijakut, kur me autobotin e tij ka rënë në urën e lumit Erzen duke marrë dëmtime të shumta. Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Për të tre shoferët, njëri prej të cilëve është arrestuar, ndërsa dy të tjerët po hetohen në gjendje të lirë është ngritur akuza  “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/