Mbrëmjen e sotme, dy aksidente rrugore të regjistruara në qarkun Durrës kanë shkaktuar dy të plagosur.

Burime të policisë Durrës bëjnë të ditur se në Katund, Sukth shtetasi F. P. 52 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën këmbësor me iniciale E.B. 8 vjeçe.

Për pasojë, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Ndërkohë në aksin rrugor Fushë- Krujë – Laç, shtetasi D.B. banues në Kosovë,  duke drejtuar mjetin tip Audi ka asidentuar një shtetas me biçikletë me iniciale  E. H. 75 vjeç.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës Tiranë dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Edhe në këtë rast drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e dinamikës së aksidentit.