Dy automjete janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë.

Përplasja ka ndodhur pranë Urës së Dajlanit, në Durrës dhe në të kanë mbetur të përfshira një taksi dhe një mjet me targa angleze.

Fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Prapraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën po lëviznin dy automjetet.