· Deputetja e PS Esmeraldë Shkjau uron në ditëlindje “një artiste që i jep vlerë qytetit”, Kejdi Sejdini
DURRËS, 13 korrik 2014 – Dy bukuroshe nga qyteti nr. 2 i Shqipërisë, Esemeraldë Shkjau dhe Keidi Sejdini, mikesha fëmijërie dhe “rivale” politike.
Një nga femrat më tërheqëse të Kuvendit të Shqipërisë, deputetja socialiste e qarkut të Durrësit zj. Esmeraldë Shkjau i uron në FB më 13 korrik 2014 ditëlindjen bukuroshes tjetër të qytetit bregdetar zj. Keidi Sejdini, poete dhe piktore, e nominuar nga PDIU-ja në zgjedhjet e qershorit 2014.
Zj. Shkjau, që ka lindur vetë në muajin korrik, më datë 24, është jo vetëm veprimtare politike e majtë, por edhe një eksperte kulture e specializuar në Gjermani, moderatore veprimtarish në kinematografi dhe në PS-në e Durrësit, kur ka qenë e vogël është marrë me letërsi në QKF.
Por shoqja e saj zj. Sejdini vazhdoi me krijimtari në poezi dhe pikturë, ndërkohë që u aktivizua dhe në politiken vendore të Durrësit në kampin e djathtë, deri për disa muaj të vitit 2013, drejtore e monumenteve të kulturës.
Bie në sy fakti që zj. Shkjau, ndonëse kujton drejtimet e ndrishmet të mikeshave, nuk harron t’i verë në dukje meritat e zj. Sejdini, që, sipas saj, është “sa ekstravagante, rebele dhe e ëmbël njëkohësisht” , por ta konsiderojë “një artiste që i jep vlerë qytetit të Durrësit”.
Ja statusi i plotë në FB i politikanes Esmeraldë Shkjau (shih faksimilen):
“Mikesha ime e fëmijërisë dhe artistja e talentuar Kejdi Sejdini, sot ka ditëlindjen! Dikur ishim bashkë në grupin letrar të qendrës kulturore të femijëve në Durrës, sot e shohim veten të rritura dhe në drejtime te ndryshme! Një poeteshë e suksesshme me vlerësime brenda dhe jashtë vendit për vargjet e saj! Një piktore, e cila është aq sa ekstravagante, rebele dhe e ëmbël njëkohësisht! Një artiste që i jep vlerë qytetit të Durrësit! Të përqafoj mike e dashur, urime edhe 100 vjeç!”
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





