Durrës, 8 maj 2014 – Dy femra, të moshës 27 dhe 31 vjeçe, janë dërguar me urgjencë mbrëmjen e djeshme drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Fillimisht, dy gratë janë sjellë në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit nga familjarët e tyre, pasi kishin tentuar t’i jepnin fund jetës duke konsumuar medikamente.

Policia e Durrësit sqaron se 27 vjeçarja nga Durrësi dhe 31 vjeçarja nga Sukthi janë paraqitur në spital në gjendje mjaft të rëndë, dhe pasi mjekët e spitalit rajonal i kanë dhënë ndihmën e parë i kanë nisur me urgjencë drejt kryeqytetit për një mjekim më të specializuar.

Për të dy rastet policia po zhvillon hetimet përkatëse për të zbuluar se çfarë i shtyu dy të rejat të ndërmerrnin aktin ekstrem.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/