DURRËS, 3 prill 2013 – Regjistrohen 2 raste vetëhelmimi në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se Vjollca Mushnika 44-vjeçe, banore në lagjen nr 7 është vetëhelmuar me medikamente, ndërkohë që po dje Xhevaire Rrushi 45-vjeçe ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Nga hetimet paraprake mësohet se 45-vjeçarja banore në lagjen nr.9, dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës për shkak të depresionit, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që e shtynë 44-vjeçaren të ndërmarrë aktin ekstrem.
Dy gratë janë nisur menjëherë ditën e djeshme drejt spitalit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
Shtetasja 45 vjeçare Xhevaire Rrushi, ka ndërruar jetë në orën 02.45 të ditës së sotme.
Grupi Hetimor po vijon kryerjen e veprimeve të para. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëhelmim me fostoksinë.





