DURRES, 9 PRILL 2013– Të dhunuara fizikisht dhe psikologjikisht, duke u rrahur, keqtrajtuar, kërcënuar dhe ofenduar sistematikisht.
Kështu pretendojnë se janë dhunuar dy gra nga bashkëshortët e tyre, ndërsa i janë drejtuar komisariatit të policisë në Durrës për ti denoncuar ata, teksa u është lëshuar edhe një kërkesë-padi për mbrojtje të menjëhershme.
Mësohet se denoncuesja e parë 49- vjeçare, banuese në Durrës, ka paditur burrin e saj me inicialet M.B., 47 vjeç, për dhunë sistematike të ushtruar ndaj saj.
Ndërsa gruaja e dytë që ka denoncuar bashkëshortin e saj mësohet se është 38-vjecare, banuese në Durrës. Ajo ka ngritur padinë e saj për bashkëshortin 44-vjeçar me inicialet A.XH., për ushtrim ndaj saj të dhunës fizike e psikoklogjike duke e rrahur, keqtrajtuar, kërcënuar dhe ofenduar sistematikisht.
Lidhur me dy rastet në fjalë, nga ana e policisë u kryen veprimet e para procedurale, ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme gjykatës së Durrësit.





