Grindja mes dy banorëve në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve.

Një 53-vjeçar B.K. ka lënë të plagosur lehtë 60-vjeçarin B.A. pasi e ka goditur këtë të fundit me grushte dhe shkelma.

Ndërsa në Shënavlash, 25-vjeçari N.Ç. ka goditur me grusht bashkëmoshataren e tij, shtetasen D.B., banuese në Shkozet.

Vajza ka bërë denoncimin në polici për dhunimin e pësuar.

Për të dy protagonistët e konflikteve që degjeneruan deri në përplasje fizike, Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.