Pas shoqërimit të 4 të rinjve të përfshirë në protestën e natës së sotme në Durrës, policia e Durrësit ka ndaluar dy prej tyre.

DurrësLajm mëson se Artion Barjamaj dhe Shyqyri Myrtollari do të mbahen natën e sotme në komisariat, ndërkohë që dy të rinjtë e tjerë Arbri Vila dhe Fatjon Dreni janë liruar.

Pak ditë më parë, më 9 dhjetor, efektivët shoqëruan në komisariat Barjamajn dhe Myrtollarin dhe ndaj tyre u ngrit akuza “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Pas shoqërimit, më datë 10 dhjetor, Barjamaj, doli në një deklaratë për mediat dhe tha se dy të proceduarit nuk ishin as organizatorë dhe as drejtues të protestës, thjesht të rinj që kërkojnë drejtësi në këtë vend!