Durrës, 17 gusht 2014 – Dy shtetas kanë rrezikuar të mbyten në bregdetin e Durrësit gjatë ditës së sotme.
Rasti më i rëndë është regjistruar në bregdetin e Gjirit të Lalzit, ku një shtetas, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, është shpëtuar nga roja bregdetare.
Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve, gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Ndërkohë në bregdetin e Hamallajt një shtetas polak, me iniciale P.Rr., 51 vjeç ka rrezikuar dhe të mbytet. Falë ndihmës së shpejtë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Për të evituar rastet e mbytjes në det, të cilat ditët e fundit kanë regjistruar një numër të lartë në të gjithë vendin, policia rekomandon që pushuesit të shoqërohen nga të afërm të tyre gjatë kohës që futen në det, sidomos në rastet kur nuk dinë not apo deti është i trazuar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





