Në qytetin e Durrësit, një banor i Lagjes 4 ka tentuar për t’i dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar me detergjent rrobash. Burimet zyrtare policore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në Qarkun e Durrësit, bëjnë të ditur se shtetasi G. B., 43 vjeç, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike, ka provuar t’i japë fund jetës, por pa sukses. Ai tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në fshatin Nikël në Krujë, një shtetase është gjendur e varur, me litar, në banesën e saj. Shtetësja V. K., 30 vjeçe, është dërguar në Spitalin Ushtarak, në Tiranë, ku mjekët kanë mundur t’i shpëtojnë jetën. Edhe për këtë rast, dyshohet se arsyeja ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.