Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kapën duke drejtuar automjetet nën efektin e alkoolit.

Sipas burimeve zyrtare, një prej tyre humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një automjet të parkuar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. K., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar, nga aksidenti pati vetëm dëme materiale, dhe F. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur,” njofton Policia e Durrësit.