Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj dhe ka proceduar penalisht dy shtetas të tjerë gjatë kontrolleve të fundit.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë G. K., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje, si dhe L. B., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili drejtonte automjetin pa leje dhe përplasi një tjetër automjet, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit në gjendje të lirë ndaj shtetasve R. D., 22 vjeç dhe E. Ll., 33 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike Cannabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.