Dy aksidente rrugore janë regjistruar gjatë ditës së dielë në Durrës.

Në aksidentin e parë, të regjistruar në zonën e plazhit të Durrësit, 26 vjeçari F.S, banues në qytetin bregdetar, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B.K, vjeç 47, i cili pas mjekimit në spital, është larguar në banesë.

Ndërkohë, një 30-vjeçare nga Tirana, në fshatin Radë, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasin M.K, vjeç 27, banues në këtë fshat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dy drejtuesit e mjeteve kanë kaluar për ndjekje penale për veprën “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.