Dy vorbulla ajri, të cilat njihen ndryshe si tornado janë krijuar pak minuta më parë në gjirin e Durrësit, disa milje larg bregut.

Vorbullat e ajrit ka qenë lehtësisht të dallueshme nga shëtitorja “Taulantia”, siç mund ta shihni dhe në pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon.

Këto fenomene natyrore kanë nisur të bëhen me të shpeshta vitet e fundit, për shkak edhe të ndryshimeve klimaterike.