12 qershor 2015 – Dhunojnë koordinatorin e PD-së, hetohen dy vëllezër. Policia e Durrësit nisi hetimin në gjendje të lirë për Agron dhe Luan Haxhiajan, 49 dhe 37 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në lagjen 10, te zyra elektorale e subjektit Partia Demokratike janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte koordinatorin e fushatës zgjedhore shtetasin Meritan Stari 45 vjeç, banues në Durrës. Policia tha se, konflikti mes tyre lindi për motive të dobëta. Deri në fund të hetimit, dy Haxhiajt do të ndiqen në gjendje të lirë për veprën “dëmtime të tjera me dashje”.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”